Bota

Kaledonia e Re mbetet pjesë e Francës, rritet rreziku për tensione etnike

FRANCË – Kaledonia e Re mbetet pjesë e Francës. Ka qenë ky vendimi i referendumit të tretë të zhvilluar në lidhje me këtë çështje, ndërsa shumica e banorëve të territorit të Paqësorit kanë vendosur pro këtij bashkimi. Por, sipas disa njoftimeve u bojkotua nga grupet pro-pavarësisë.

Autoritetet kanë shpërndarë përforcime policore në këtë territor, i cili ka një rëndësi strategjike për Francën dhe është pjesë e një përplasjeje më të gjerë për ndikim në Paqësor, mes vendeve perëndimore dhe Kinës. Pas numërimit të 90.23 për qind të votave, 96.32 për qind e zgjedhësve kishin votuar kundër pavarësisë. Rezultati ka ngritur shqetësime për trazira si dhe pikëpyetje mbi legjitimitetin e procesit.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Arkipelagu, i cili ndodhet 2 mijë kilometra në lindje të Australisë, iu dha mundësia për zhvillimin e tre referendumeve lidhur me pavarësinë, bazuar në një marrëveshje të vitit 1988, që synonte lehtësimin e tensioneve në ishuj. Pasi refuzuan një shkëputje nga Franca në vitin 2018 dhe më pas sërish vitin e kaluar, banorët u pyetën për herë të fundit nëse “do të dëshironin që Kaledonia e Re të bëhej e pavarur”.

Aktivistët pro-pavarësisë e bojkotuan referendumin, duke thënë se ata donin që ai të shtyhej për në shtator, sepse “një proces i drejtë” sipas tyre ishte i pamundur, në kushtet e infeksioneve të larta me koronavirus. Rezultati mund të përkeqësojë tensionet etnike, mes komunitetit të varfër indigjen Kanak, që në përgjithësi favorizon pavarësinë, me komunitetin më të pasur, të përbërë nga një popullatë e bardhë.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Lëvizja kryesore indigjene pro-pavarësisë, FLNKS, e ka quajtur këmbënguljen e qeverisë për të bërë përpara me referendumin, si “shpallje për luftë”. Sipas gazetarëve të agjencisë së lajmeve AFP, pjesëmarrja ishte veçanërisht e ulët në zonat me shumicë kanake.

Marrë nga france24.com

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *