Lajme

Kalë në vend të makinës, fshati Rrëmenj në Pogradec pa asnjë investim

Fshatrat e Pogradecit vijojnë të lihen në harresë totale të institucioneve. Të njëjtin fat ka pasur edhe fshati Rrëmenj i cili vuan mungesën e rrugës dhe kanalizimeve ndërsa banorët thonë se institucionet nuk reagojë pavarësisht kërkesave të tyre.

Balta dhe gropat e mbushura me ujë në rrugën kryesore janë panorama në fshatin Rrëmenj.

I ndodhur vetëm 4 kilometra larg bashkisë së Pogradecit,banorët thonë se janë lënë tërësisht në harresë.

Lexo më shumë  27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

“Për shoferët, për këta që kanë makinë, për neve nuk është mirë, shumë keq rruga”.

“Me këmbë shkohet, atje rruga gropa nga katër anët”.

Kanalizimet e ujërave të zeza janë një tjetër problematikë e fshatit që nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje.

“Tërë baltë, të gjitha të këqijat janë këtu”.

“Shteti për këto më shumë, rrugët, çmimet ti ulë, edhe bukën mezi e hamë”.

Ka edhe nga ata banorë që thonë që nuk blejnë automjete për shkak të rrugës, por përdorin kafshët.

Lexo më shumë  Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”

“Përdorim kafshët, ne që kemi tokat larg nuk përdorim automjete”.

Bashkia e Pogradecit thotë se po punon për kanalizimet e fshatit, ndërsa pritet të hartohet një tjetër projekt për shtrimin e rrugës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *