Lajme

Kadeti i FSK-së Edison Ukaj diplomon në akademinë ushtarake të Gjermanisë

Edison Ukaj, kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka diplomuar në akademinë ushtarake të Ushtrisë Gjermane.

Në një ceremoni të organizuar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, zyrtarët e lartë të Bundeswehr i dorëzuan diplomën kadetit Ukaj, i cili nga sot do të shërbejë në radhët e oficerëve të FSK-së.

Lexo më shumë  Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes

Zëvendësambasadorja e Kosovës në Berlin, Valëza Oruqi dhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani Nënkolonel Besim Gashi  kanë falënderuar falënderuan Republikën Federale të Gjermanisë dhe ministrinë e mbrojtjes Gjermane dhe Bundeswehr për kontributin në përgatitjen e kuadrove profesionale ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

YouTube player

Lexo më shumë  Rizvanolli në Kanada: Prioritet ringjallja e transformimi i sektorit minerar