Lajme

Kablli defibrilatorit, shkaktar i zjarrit në spitalin në Tetovë

 Ka dalë raporti përfundimtar i policisë pas ekspertizës mbi zjarrin që shkaktoi 14 viktima në spitalin modular të Tetovës. Sipas Prokurorisë, Sektori për hetime kriminalistike-teknike dhe për ekspertizë i ka dorëzuar dokumentet që duhet të analizohet.

Sipas raportit, zjarri shpërtheu nga një kabllo vazhduese, ku ishte vendosur defibrilatori, pajisje për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak.

Lexo më shumë  28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

Mbinxehja e kabllos shkaktoi zjarrin në kutinë ku ishin të lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Ekspertiza në spitalin modular në Tetovë përveç policisë së vendit, ka bërë edhe një ekip i policisë kriminalistike gjermane që gjithashtu duhet të përgatisë raportin. Hetimi i Prokurorisë duhet të tregojë nëse gjatë montimit të repartit modular janë respektuar të gjitha normat ligjore, nëse ka pasur pranim teknik dhe kush ka qenë përgjegjës për të dhënë dritë jeshile që objekti të mund të pranojë pacientë.

Lexo më shumë  Komisioni për Legjislacion, Rrustemi: Amandamentet t'i procedohen seancës plenare

Për shkak të zjarrit në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientë me koronavirus, dhanë dorëheqjen ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, zëvendësministri Ilir Hasani, si dhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës. Dorëheqjet, megjithatë, nuk u pranuan ende nga kryeministri Zoran Zaev./dosja/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *