KryesoreLajme

“Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së IX-të, Avni Dehari i ka shkruar letër presidentes Vjosa Osmani, pasi ditën e martë ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Dehari ka njoftuar presidenten Osmani për zhvillimet e ndodhura, ku ka shkruar se nuk u verifikuan mandatet e deputetëve,

“Lidhur me pikën e parë, për njoftimin tuaj, Raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, u votua me shumicë të votave në Komision, mirëpo si asnjëherë më parë, ky Raport, nuk e mori mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, mandatet nuk u verifikuan dhe betimi i deputetëve nuk procedoi.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje jep lajmin për rikandidimin e Bulliqit: Në Llap nuk ka prapakthim. Vazhdojmë edhe për një mandat, fuqishëm, me profesorin e Kryetarin Shpejtim Bulliqi!

Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive.

Në këto rrethana, të një situate të paparcedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, ka shkruar Dehari.

Ditën e martë, kryesuesi i seancës Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Lexo më shumë  Si ta zbulosh një kripto Ramist

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm.

Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe te Nismës

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit