Lajme

Joseph: Koha që presidentja Osmani të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar bisedën e fundit në mes të presidentes Vjosa Osmani me  Ndihmës Sekretarit amerikan James O’Brien.

Joseph ka theksuar se pas kësaj bisedë është momenti që presidentja Osmani të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani dërguan secili një sinjal të fortë për rreshtimin SHBA-Kosovë në çështjet kyçe. Në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha të vendoset në tryezë një vizitë në Zyrën Ovale për Presidenten Osmani”, ka shkruar ai në “X”.

Lexo më shumë  Konjufca, në takim virtual me mbi 40 ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës – diskutojnë për situatën në Ngushticën e Hormuzit

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hajdari: Ulja e akcizës dhe TVSH-së për naftën rrezikon pagat dhe shërbimet publike
YouTube player