Bota

Josep Borrell: Nuk do të ketë paqe dhe siguri për Izraelin pa një shtet palestinez

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se është tmerruar nga fakti që në mes të luftës, Izraeli do të ndajë fonde të reja për ndërtimin e më shumë vendbanimeve të paligjshme kolone, transmeton Kosova Post.

Borrell foli në hapjen e Forumit të 8-të Rajonal të Unionit për Mesdheun (UFM), të mbajtur në Barcelonë të Spanjës, të cilin e bashkëkryesoi me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman al-Safedi.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Duke iu referuar vendimit të ri të Izraelit për të ndarë fonde për rritjen e vendbanimeve të paligjshme, Borrell e dënoi këtë situatë.

Borrell në mesazhin e tij të shpërndarë në platformën sociale “X” pas fjalimit të tij tha:

“U tmerrova kur mësova se në mes të luftës, Izraeli do të ndajë fonde të reja për ndërtimin e më shumë vendbanimeve të paligjshme. Kjo nuk është vetëmbrojtje. Nuk do ta bëjë Izraelin më të sigurt. Vendbanimet janë një shkelje serioze e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe është përgjegjësia më e madhe e sigurisë e Izraelit”.

“Nuk do të ketë paqe dhe siguri për Izraelin pa një shtet palestinez”

Në fjalimin e tij në takim, Borrell tha: “Nuk do të ketë paqe dhe siguri për Izraelin pa një shtet palestinez”.

Borrell kujtoi se edhe Izraeli është anëtar i UFM-së dhe shprehu keqardhjen e tij që nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme.

Rruga Press

YouTube player