Lajme

Jonathan Hargreaves emërohet ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë

Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ambasada britanike ka njoftuar se ambasadori Nicholas Abbott do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik.

Hargreaves do të marrë emërimin e tij në fillim të vitit 2024.

“Jonathan Hargreaves është emëruar Ambasador në Republikën e Kosovës në vazhdim të Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik. Zoti Hargreaves do të marrë emërimin e tij në fillim të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

Hargreaves ka qenë përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë, nga viti 2020 e deri më tani. Angazhimet e Hargreaves përfshijnë edhe rolin e tij si shef i Zyrës dhe shef i Programit Palestinez të DFID dhe zyrtar në Komisionin Europian në Bruksel.

Lexo më shumë  Ambasadori bullgar vizitë ministrit Konjufca, e fton në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të mbahet në Sofje

Ndërkaq, Nicholas Abbott ka shërbyer si ambasador britanik në Kosovë që nga viti 2019.

Rruga Press

YouTube player