Johnson: Putini si një tregtar droge, i varur prej gazit të tij
“Vladimir Putin vitet e fundit ka qenë si një tregtar rruge droge, duke nxitur një varësi në vendet perëndimore nga hidrokarburet e tij.” këtë tha kryeministri britanik Boris Johnson kur foli në konferencën pranverore të Partisë Konservatore në Blackpool, njoftuan mediat britanike.
“Ne duhet të çlirohemi nga kjo varësi, nga hidrokarburet ruse: është thelbësore nëse duam t’i rezistojmë bullizmit të Putinit, ne do të shmangim shantazhimin prej tij,” shtoi ai.
Britania që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë ka qenë shteti më aktiv në sanksionimet ndaj Rusisë, bashkë me SHBA.
Rruga Press