Bota

Johnson: NATO po rritet, Putini e kishte gabim

Liderët e shteteve të NATO-s janë mbledhur në Madrid për Samitin dyditor.

Duke folur për mediat, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpreson të ketë “më pak NATO” atëherë e ka gabim.

“Ai ka tash më tepër NATO. Ne kemi dy anëtarë të rinj që po vijnë, Finlanda dhe Suedia, që është hap i madh para në aleancën tonë”, tha Johnson raporton BBC.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Johnson thotë se në Samitin sot do të diskutohet se çfarë mund të bëhet më tepër për ta përkrahur Ukrainën dhe se çfarë mësime mund të merren nga muajt e kaluar.

Po ashtu do të diskutohet për forcimin e pozitës së NATO-s në krahun lindor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *