Joe Biden shpall “non grata” presidentin e Nikaraguas së bashku me familjen e tij
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur të shpallë “non grata” një tjetër president.
Biden i ka ndaluar hyrjen në vend homologut nga Nikaragua, Daniel Ortega së bashku me familjen e tij dhe ministrat. Presidenti amerikan përveç Ortegës, i ka ndaluar hyrjen në SHBA dhe bashkëshortes së tij, zv/presidentit Murillo si dhe disa ministrave të tjerë të vendit të Amerikës Qendrore nën akuzën se kanë kryer “atentat” ndaj demokracisë.
“Represioni dhe abuzimet e qeverisë së Ortegës dhe të atyre që e mbështesin, detyruan Shtetet e Bashkuara të reagojnë”,– shkruhet në dekretin e presidentit Biden.
Rruga Press