KryesoreOpinion/Aktualitet

Jo, z. Lajçak, nuk është ashtu

Nga Hysamedin Feraj

Angazhimi i Kosovës për Zajednicën nuk është ratifikuar, sepse nuk e ka mbyllur procesin e vlefshmërisë juridike: përballimin e apelit (ankimit) dhe lënies në fuqi nga Gjykata Kushtetuese – kompetente për shfuqizimin edhe të vendimeve të vetë Parlamentit kur bien ndesh Kushtetutës.
■ Sigurisht, siç thoshit ju në shkurt, GJK nuk është shprehur, me të drejtë, kundër çfarëdo asocimi të komunave, por është shprehur qartë kundër atij asocimi konkret.
Prandaj, me fuqi juridike mund të krijohet një asocacion tjetër që e përmbyllë procesin e ratifikimit, por jo ai: ai shkel kushtetuten në jo pak, por në 23 a më shumë nene.
■ Prandaj në shkurt të këtij viti, ju vetë, dhe i ngarkuari special i SHBA-ve, z. Escobar, keni deklaruar lidhur me asocimin:
“Në kontekstin e dialogut, është në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të duket. Nuk duhet të jetë dhe sigurisht që ne nuk duam të jetë i ngjashëm me Republika Sërpskën”.
■ Mirëpo, nëse e konsideroni të mirëqenë modelin e mëparshëm, të vlefshëm dhe detyrues juridikisht, nuk ka kuptim qëndrimi juaj i shkurtit se “është në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të duket”. Sepse, nëse ai është i plotëfuqishëm, asnjërit vend nuk i keni lënë asgje në dorë për “si do të duket”, mbasi tashmë dihet se si duket. Thënë ndryshe, nëse fjala është për atë asocacion konkret tashmë e dimë sesi duket dhe nuk mbetete asgjë e ndryshme e për të na befasuar “sesi do të duket”. Për si “do të duket” ka kuptim vetëm një model tjetër, jo ai.
■ Prandaj, po në shkurt, Ju dhe z. Eskobar, i latë Qeverisë së Kosovës një të drejtë dhe detyrë: “t’i shikojë modelet që ajo beson se mund të jenë të përshtatshme dhe që nuk do ta minojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e tyre”. Pse i duhet t’i shikojë ato modele” nëse tashmë nuk u njihni asnjë të ardhme të mundshme? Pse të shikojë modele të tjerë nëse i mëparshmi nuk lejon të ndryshohet por vetëm të zbatohet?
■ Çka mendoni, paraprakisht, nëse, mbasi sipas porosisë suaj, Qeveria e Kosovës ka parë disa modele, më i miri i duket ai i Serbisë, dhe komunave me shumicë serbe në Kosovë u njeh aq të drejta, as më shumë dhe as më pak, sa u njeh Serbia komunave me shumicë shqiptare në Serbi? Në fund të fundit modelin serb nuk e keni vlerësuar asnjëherë për të keq. Atëherë, pse e drejta të mos të zbatohet reciprokish e të përhapet sa më shumë?
■ Kuptoj: në shkurt u deklaruat ashtu bashkë me z. Escobar, ndërsa tani vetëm. Ai qëndrim ka qenë i drejtë. Në njëfarë kuptimi krejt formal, mbasi modeli “i ratifikuar” nuk vlen juridikisht, i takon Kosovës të paraqesë në dialog modelin e saj. Serbia mund të thotë: “unë e kam paraqitur modelin tim i cili nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Tani, le të propozojë Kosova, dhe ne do ta shqyrtojmë”. Prandaj ky kuptim i drejtë i gjërave juridike nga ana e z. Escobar dhe nga ana Juaj në shkurt, ka gjetur mbështetje nga shumë personalitete të tjerë me autoritet politik e juridik ndërkombëtar. Ka gjetur mbështetje sepse është logjikë juridike, përkundër qëndrimit tuaj të mëhershëm: përshtatjani Kushtetutën Zajednicës dhe jo Zajednicën Kushtetutës!
■ z. Lajçak, për shkeljen e ligjeve na është lënë një traditë e gjatë, dhe tani po këkojmë mbështetës për çrrënjosjen dhe jo për vazhdimin e forcimin e saj. Nga ana tjetër, lëkundja nga parimet dhe i vetë parimeve universalë e lëkundë deri në shembje vetë procesin e dialogut. Ju jeni asnjanës ndaj shumë anshmërive të palëve, por jeni i tillë vetëm kur jeni i njëanshëm: në anën e parimeve të drejtë, dhe prandaj universalë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *