Bota

Jo vetëm ministrat shqiptarë/Videoja e Nusretit shkakton skandal në Vietnam

Në fillim të këtij viti ministrat shqiptar darkuan në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gocke.

Pamje u bënë virale menjëherë dhe më pas faqja e kuzhinierit të njohur u detyrua ta fshinte, videon e ministrave shqiptarë.

Pamjet video të ministrit të Sigurisë Publike të Vietnamit, gjeneral To Lam, duke u ushqyer nga kuzhinieri i njohur Nusret Gocke po bëjnë bujë në rrjetet sociale.
Një video e publikuar më 3 nëntor 2021 në llogarinë TikTok të shefit turk Nusret Gökçe, i mbiquajtur Salt Bae me afro 11 milionë ndjekës, tërhoqi menjëherë vëmendjen e shumë njerëzve, veçanërisht të vietnamezëve.

Videoja prej 41 sekondash në faqen e llogarisë nurs_et tregon kuzhinierin duke përgatitur dhe shërbyer personalisht viçin e famshëm të veshur me ar për delegacionin vietnamez.

Lexo më shumë  Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Në video shfaqet Nusret Gökçe duke prerë në feta viçi dhe duke e kripur me dorë në stilin e tij të famshëm.

Pastaj e preu dhe ia dha ministrit To Lam më pas gjenerali ngriti gishtin e madh për të treguar pëlqimin e tij.

Ka disa informacione të pakonfirmuara se video është xhiruar në restorantin e Nusret Gökçe-s në Londër në fillim të nëntorit.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, Ministri i Sigurisë Publike të Vietnamit, gjenerali To Lam, ishte i pranishëm në Britaninë e Madhe dhe pati një takim me Ministren e Brendshme të vendit pritës, znj. Priti Patel, më 1 nëntor.

Pavarësisht se u hoqën, pamjet kopjet e videos u shpërndanë gjerësisht në internet.

Aktivisti i të drejtave të njeriut Hoang Dung ishte një nga njerëzit e parë që postoi fotot në faqen e tij personale në Facebook dhe pyeti pse duhej të mbahej një darkë pune në një restorant kaq të shtrenjtë.

Shumë përdorues të mediave sociale denoncuan vaktin e pasur dhe e krahasuan atë me varfërinë në Vietnam.
“Paratë e mia të taksave janë përdorur për luks,” shprehej një person.

“Vietnam është ende i varfër, por ministri është aq luksoz, gjenerali po shijon kaq shumë ekstravagancë,” shkroi përdoruesi i Facebook, Mung Tin Ngo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *