Jo vetëm Barella, edhe tre futbollistë të tjerë të Italisë lëndohen dhe janë në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë
Italia dhe Shqipëria do të përballen të shtunën mbrëma në ndeshjen e parë në Euro 2024.
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti është alarmuar me lëndimet ku lojtari kryesor i Italisë, Nicolo Barella është në dyshim.
Mesfushori kampion i Italisë me Interin nuk ka luajtur asnjërën nga miqësoret dhe paraqitja e tij me Shqipërinë është në dyshim.
Sikur mos të mjaftonte mungesa e Barellas, edhe dy emra të tjerë janë lënduar në stërvitjen e fundit raporton ‘Football Italia’ të cilët janë Nicolo Fagioli dhe Davide Fratesi.
Fagioli nisi kundër Bosnje-Hercegovinës, por në atë ndeshje pati një problem muskulor dhe sot punoi vetëm në palestër.
Frattesi shënoi golin e vetëm në atë ndeshje dhe fillimisht punoi me skuadrën, por më pas nuk mori pjesë në ndeshjen mes skuadrave pasi pati një problem.
Gjatë stërvitjes së fundit lëndim ka pësuar edhe sulmuesi i Napolit, Giacomo Raspadori i cili gjithashtu është në dyshim për tu paraqitur të shtunën mbrëma.
Rruga Press