KryesoreLajme

Jo servilizëm, po dinjitet: Pse Albin Kurti nuk tërhiqet!

Shkuran Fadil Pushkolli

Albini nuk po përplaset me Perëndimin nga inati apo kokëfortësia personale, por sepse ka zgjedhur të mos jetë kryeministër servil.

Për herë të parë që nga paslufta, Kosova po udhëhiqet nga dikush që nuk e negocion sovranitetin për qetësi të rreme dhe nuk e ul kokën sa herë që dikush ngrit zërin.

Qëndrimi i tij i fortë është mesazh i qartë: Kosova nuk është më protektorat, por shtet që kërkon respekt të barabartë.

Lexo më shumë  Mes Gurit të Përmetit dhe betonit: Banorët kundër Qendrës Multifunksionale

Edhe aleatët, sado të fuqishëm, duhet ta kuptojnë se stabiliteti nuk ndërtohet duke i bërë presion vetëm palës që respekton ligjin, ndërsa tolerohen shkeljet e Serbisë.

Po, përplasjet janë të vështira dhe rrezikojnë kosto afatshkurtra, por historia tregon se shtetet që kanë fituar dinjitet afatgjatë janë ato që kanë ditur të thonë “jo” kur është dashur. Albini po e vendos Kosovën në atë fazë – të dhimbshme, por të nevojshme – të pjekurisë shtetërore.

Lexo më shumë  Hetimi i “Hijenave”/ 30 milionë euro grabitje në muaj nga Tirana me telefonata

Muri që ai po godet “me kokë” nuk është mur kundër Kosovës, por mur i padrejtësive dhe standardeve të dyfishta.

Dhe, nëse ai mur çahet, për herë të parë mund të hapet rrugë për një raport më të drejtë mes Kosovës dhe Perëndimit – jo marrëdhënie vartësie, por partneriteti.

Në fund, Albini mund të mos jetë i rehatshëm për diplomatët, por për shumë qytetarë ai është i domosdoshëm.

Rruga Press

YouTube player