“Jo rritjes së çmimeve”, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Qindra qytetarë kanë protestuar pasditen e sotme kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke filluar nga buka.
“Hallet tona zgjidhen vetëm duke u bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit të bukës, e karburanteve”, thotë një protestues.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët kanë organizuar pasditen e sotme protestën e thirrur në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e jashtëzakonshme energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë.
Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve dhe kërkojnë uljen e tyre dhe të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve.
“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”.
Rruga Press

