Jo, nuk ka krizë me ShBA-në. Ka vetëm keqinformim të qëllimshëm
Pezullimi i përkohshëm i Dialogut Strategjik nuk do të thotë shkëputje e raporteve me SHBA-në.
Ky është një proces që u iniciua për herë të parë gjatë Qeverisë Kurti 2. Asnjë qeveri para saj nuk e vuri këtë temë në tavolinë.
Lajmi i sotëm nuk flet për krizë, por për pezullim të një procesi specifik. Marrëdhëniet nuk maten me lajme bombastike, por me vepra.
E faktet janë këto:
40 dronë ushtarakë “RQ-20 Puma”
50 autoblinda të reja
Marrëveshje për helikopterët “Black Hawk”
Pagesa për 246 raketa “Javelin”
Këto nuk janë sinjale të ftohjes, por të një përkushtimi për të thelluar partneritetin.
Opozita po përpiqet t’i shtrembërojë këto fakte për përfitime politike, por realiteti nuk manipulohet me deklarata boshe.
Aq më tepër, mllefi ndaj Kurtit nuk është koncept! Është veç edhe një përpjekje e dështuar për t’ia rrëmbyer pushtetin në emër të “pro-perëndimores” ngaqë e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet.
Rruga Press

