Bota

Jipingu i thotë Johnsonit se Kina do jetë konstruktive për paqen në Ukrainë

Sipas medias shtetërore kineze, Xinhua, presidenti kinez Xi Jinping i tha kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, se vendi i tij do të luante një “rol konstruktiv” për kthimin e paqes në Ukrainë.

“Xi shpjegoi qëndrimin parimor të Kinës për çështjen e Ukrainës, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të promovojë me të vërtetë bisedimet e paqes, të krijojë kushte për zgjidhjen politike të çështjes ukrainase dhe të shtyjë për kthimin e Ukrainës në paqe. Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim”, sipas artikullit të Xinhua.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Më herët, Pekini ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe i ka denoncuar vazhdimisht sanksionet ndaj Rusisë si një mënyrë joefektive për zgjidhjen e krizës.

Të mërkurën e kaluar Pekini dha mbështetjen e tij të plotë për komentet e bëra në fillim të javës nga ambasadori i Kinës në Ukrainë. “Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht,” citohet të ketë thënë Fan Xianrong në një njoftim për shtyp nga qeveria rajonale e Lvivit.

CNN-i raportoi javën e kaluar se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, duke përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës. Kërkesat erdhën pas pushtimit, tha një nga zyrtarët amerikanë që folën të parët rreth çështjeje. Ky zyrtar nuk pranoi të japë detaje rreth reagimit kinez, por tregoi se kinezët ishin përgjigjur. Të dy qeveritë, kineze dhe ruse, mohuan publikisht që kjo kërkesë e rusëve kishte ndodhur.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të martën se administrata nuk e ka parë Kinën t’i ofrojë Rusisë pajisje ushtarake, që kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, foli me presidentin e Kinës, Xi Jinping, të premten e kaluar.

Gjithashtu, Kina ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *