Art & Kulturë

Jetë në rrënoja, shkencëtarët zbulojnë ‘rilindjen’ e qytetërimit në hirin e Pompeit

Kërkimet e reja tregojnë se njerëzit janë rikthyer për të jetuar në gërmadhat e Pompeit pas shkatërrimit të qytetit të lashtë romak nga një shpërthim vullkanik.

Arkeologët besojnë se të mbijetuarit që nuk mund ta nisnin jetën tjetërkund u rikthyen dhe iu bashkuan të tjerë që po kërkonin një vend për t’u vendosur.

Pompei kishte mbi 20 mijë banorë para se mali i Vezuvit të shpërthente në vitin 79 pas erës sonë duke varrosur dhe ruajtur pjesën më të madhe të qytetit, para se të rizbulohej në shek. XVI.

Ka pasur edhe më parë fjalë se të mbijetuarit u rikthyen dhe në një deklaratë, arkeologët thanë se kërkimet e reja konfirmojnë teorinë.

Sipas tyre, ky qytetërim informal vazhdoi deri para shekullit V. Zbulimet tregojnë se banorët jetonin pa infrastrukturën dhe shërbimet e një qyteti romak dhe gërmadhat lejonin që të gjendeshin objekte me vlerë.

Mendohet se njerëzit jetonin në katet e sipërme të shtëpive, mbi hirin ndërsa katet e poshtme ishin kthyer në qilarë.

Shkatërrimi i qytetit “ka monopolizuar kujtesën”, thotë Gabriel Zuchtriegel dhe në nxitimin për të arritur në artifaktet e Pompeit, “janë hequr gjurmët e zbehta të ribanimit të tij dhe shpesh janë fshirë pa dokumentim.”

Pompei sot është një atraksion i famshëm turistik që tregon si ka qenë jeta e romakëve.

Rruga Press

YouTube player