Bota

Jeta në rethimin rus të Khersonit: Izolim pa drita dhe pa ushqim

Qyteti jugor i Ukrainës Kherson është bërë qyteti i parë i madh që është pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit.

Sveta Zorina, e cila jeton atje, ka qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj që nga fillimi i pushtimit.

“Situata është e vështirë, sepse ushtarët e ushtrisë ruse janë në të gjithë qytetin,” tha ajo për BBC, transmeton Rruga Press.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Kufizimet janë shumë të vështira. Nuk na lejohet të dalim nga shtëpia kur është errësirë. Nuk duhet të ndezim dritat në mbrëmje.”

Ajo gjithashtu thotë se nuk ka mjaftueshëm ushqim apo ilaçe në qytet.

“Kishte një moment kur mendova se nuk mund të duroja më”, thotë ajo. “Ndihem me mire tani.”

Sveta është përpjekur të punojë nga shtëpia si përkthyese për një gazetar kanadez. Ajo dhe gjyshja e saj kanë furnizime të mjaftueshme për disa javë – megjithëse një dyqan aty pranë ka mbetur pa ushqim.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Unë mendoj se jemi të frikësuar gjatë gjithë kohës, megjithëse po përpiqemi ta luftojmë atë ndjenjë. Por në përgjithësi gjyshja është e guximshme dhe më frymëzon. Ne po kujdesemi për njëra-tjetrën.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *