Jepet “drita e gjelbër”, 13 mijë spektatorë do të jenë në finalen e Superkupës së Evropës
Superkupa e Evropës këtë edicion do të zhvillohet në praninë e publikut.
Në garë për trofeun e çmuar janë Chelsea dhe Villarreali të cilat do të takohen më 11 gusht në Belfast të Irlandës së Veriut, shkruan Demokracia.com.
13 mijë spektatorë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjen nga afër, njofton BBC.
Megjithatë për të hyrë në stadium, tifozët duhet të kenë testin negativ për COVID-19.