Jep dorëheqjen Valentin Yumashev, këshilltari që ndihmoi Putinin të vijë në pushtet
Valentin Yumashev, dhëndri i ish-presidentit rus, Boris Yeltsin, i cili e ka ndihmuar presidentin Vladimir Putin që të vijë në pushtet, ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit në Kremlin, raportoo Reuters të martën.
Yumashev ishte një këshilltar i papaguar me ndikim të kufizuar në vendimmarrjen e Putinit, por largimi i tij heq një nga lidhjet e fundit me sundimin e Yeltsinit brenda administratës së Putinit.
Gjatë periudhës së Yeltsinit, 1991-99 ndodhën një sërë reformash liberale, gjatë së cilës Rusia u hap ndaj Perëndimit.
Boris Yeltsin erdhi në vëmendjen ndërkombëtare si udhëheqësi rus që mori kontrollin e vendit pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por më pas pushtetin ia dorëzoi Putinit – në fund të vitit 1999.
Rruga Press