Bota

Jep dorëheqjen guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, por Putini nuk e lejon që të largohet

Një tjetër raport intrigues është shfaqur sot që sugjeron se guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë u përpoq të jepte dorëheqje nga posti i saj pas agresionit në Ukrainë – por presidenti rus, Vladimir Putin i tha asaj se duhej të qëndronte dhe se nuk e pranon largimin.

Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar, sipas bloomberg.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Mediumi amerikan bazuar në burime të sigurta shkruar se largimi i saj tani do të shihej si një tradhti ndaj presidentit rus. Ajo ka punuar së bashku me Putinin për gati dy dekada.

Theksojmë se 58-vjeçarja nuk ka komentuar publikisht riemërimin e saj dhe nuk i është përgjigjur pretendimeve të Bloombergut.

Ndryshe, sot një këshilltar i Putinit ka braktisur qeverinë ruse dhe është larguar nga Rusia.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Anatoly Chubais i dërguari special për klimën, ka thënë se është kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe se nuk e ka ndërmend të rikthehet në Rusi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *