Lajme

Jep dorëheqje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë, njëherazi edhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në paraqitjene parë publike pas këtyre zgjedhje lokale, ku vet ai i vlerësoi këto si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

“Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, ka shtuar ai.

Nuk dihet akoma nëse do të emërohet një kryeministër i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *