Bota

Jep dorëheqje drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle, dha dorëheqje, sipas një emaili që ajo ia dërgoi stafit të saj, pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në një tubim zgjedhor më 13 korrik.

Cheatly, që kishte qenë në krye të Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, u përball me thirrje për dorëheqje dhe me disa hetime lidhur me atë se si sulmuesi i armatosur arriti të qëndronte aq afër kandidatit republikan për president gjatë tubimit që ai mbajti në Pensilvani.

“Marr përgjegjësinë e plotë për dështimin e sigurisë”, tha ajo në emailin që e dërgoi të martën, më 23 korrik.

Lexo më shumë  Krerët e CIA-s dhe MI6-së në Londër: Rendi botëror nën një kërcënim që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë

“Pas ngjarjeve të fundit, ju njoftoj se kam marr vendimin e vështirë që të tërhiqem nga posti i drejtoreshës”, shtoi ajo.

Një ditë më herët, Cheatly dëshmoi para Kongresit amerikan dhe tha se atentati ndaj Trumpit ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

Sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks, arriti të afrohej 135 metra nga skena ku ish-presidenti Trump po fliste dhe më pas hapi zjarr drejt tij. Trump u plagos lehtë në vesh, ndërkaq një person në audiencë u vra.

Trump mbajti këtë tubim pavarësisht se është raportuar se kishte pasur një kërcënim ndaj jetës së tij të bërë nga Irani.

Lexo më shumë  SHBA trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë të një rëndësie strategjike

Drejtoresha e Shërbimit Sekret deklaroi para Kongresit se agjencia nuk ka pranuar kërkesë për shtim të sigurisë për tubimin e 13 korrikut.

“Nuk kemi mohuar asnjë aset për ngjarjet e 13 korrikut”, tha ajo para Kongresit.

“Ne besojmë se ka pasur numër të mjaftueshëm të agjentëve” në tubimin e Trumpit më 13 korrik, tha ajo.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur zemërim sesi i armatosuri mund t’i afrohej kaq shumë kandidatit republikan për president, kur ai supozohej të ruhej me kujdes.

Rruga Press

YouTube player