Lajme

‘Jemi në vështirësi, benzina e shtrenjtë’, ankohen peshkatarët e Pogradecit

Çdo mëngjes, me dhjetëra peshkatarë nisën të peshkojnë në liqenin e Ohrit në Pogradec. Kjo është puna që i mban gjallë ata dhe familjet e tyre

Euronews Albania i pyeti këtë mëngjes se sa peshk kishin kapur, dhe cili ishte fitimi i tyre në krahasim me çmimin e benzinës që është rritur kohët e fundit.

Lexo më shumë  Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

“Sot dobët ishte gjuetia, një kilogram koran kam peshkuar. Dobët tani që është benzina u shtrenjtua, kemi vështirësi ekonomike. Kam harxhuar 2 litra benzinë, kam harxhuar 4 mijë e 500 lekë e kam fituar 10 mijë lek. Ngaqë nuk ka variante të tjera pune, vetëpunësohemi çfarë të bëjmë”, u shpreh një peshkatar.

“Sot fituam 10 mijë lekë. Çfarë të bëjmë? Nga të vëmë? Do rritim çmimin e peshkut si t’ja bëjmë”, tha një tjetër.

“10-12 mijë lekë na ngelen, hiq benzinë që harxhojmë. Nuk është e mjaftueshme, jemi ne krize, s’kemi ku vëmë”, u shpreh një tjetër peshkatar.

Në qytetin liqenor të Pogradecit numërohen rreth 250 peshkatarë të licensuar, e afërsisht po aq janë të ata që funksionojnë në mënyrë informale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *