BallinaLajme

”Jemi në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal evropian”- dom Gjergj Meta për vrasjen në Rrëshen

Ekzekutimi i Anton Kelit ditën e djeshme, i cila deri me tani konsiderohet si seri e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fiseve Gjini dhe Reçi ka tronditur sërish zonën e Mirditës.

Në një reagim publik dom Gjergj Meta ka bërë thirrje që të ndalen vrasjet e që mëkatarët të pendohen sepse një ditë do të japin llogari dhe nëse i shpëtojnë drejtësisë njerëzore. Meta nuk ka ngurruar dhe të fshikullojë policinë dhe drejtësinë në vend pasi shumë prej vrasjeve mes fiseve nuk janë zbardhur dhe kanë mbetur pa autor.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Reagimi i plotë:

MJAFT MË ME VRASJE!
Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal evropian.

Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit.
Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën.

Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja.

Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit.
Mjaft më me vrasje! Mjaft!
dom Gjergj Meta

YouTube player