Lajme

“Jemi në krizë”, Muço: Të vihet një fond i posaçëm për biznesin e vogël

Ministrja  e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat paketën fiskale për vitin 2022 e cila përfshin disa ndryshime sipas saj në nivelin e tatimeve dhe të taksave.

Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Bujar Muço, në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini shprehet se ndihmat për biznesin e vogël nuk janë paraqitur në asnjë pikë të buxhetit të shtetit.

Ai thotë se shoqata e biznesit i kërkon qeverisë që biznesi i vogël të ndihmohet në mënyrë të drejtpërdrejt pasi është në krizë. Sipas tij duhet të vihet një fond i posaçëm për t’iu ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.

Bujar Muço: E pamë veten  të papërfaqësuar në buxhetin e qeverisë shqiptare. Ne si kategori biznesi i shoqatës së vogël dhe të mesëm në Shqipëri e pamë veten të paparfaqësuar sepse nuk kishte ndihma konkret përsa i përket biznesit të vogël dhe të mesëm në këtë buxhet që do të miratohet. Nuk kishte asnjë platformë se si do të ndihmohet biznesi gjatë vitit 2022 për të dalë nga kjo situatë ekonomike që po kalon biznesi shqiptar. Nuk morëm asnjë përgjigje premtuese. 

Ne kërkuam vetëm 3 katër pika që ne të përfaqësoheshim në këtë buxhet. Ne kërkuam që të krijohet një klimë biznesi dhe të ndihmohet drejtpërdrejti biznesi i vogël. Ne jemi të rrezikuar më shumë se çdo kategori tjetër. Jemi ndihmuar më pak nga qeveria shqiptare në dy vite pandemia. Patëm vetëm një lëmoshë nga qeveria. Për shkak të krizës ekonomike që po kalon biznesi i vogël, u detyruam që të bëjmë një protestë në formë të vogël. I kemi lënë një derë të hapur qeverisë që të reflektojë dhe ta shikojë me përgjegjësi gjendjen aktuale të biznesit së vogël.

Në emër të shoqatës, Muço i bën thirrje qeverisë që ta ndihmojë biznesin e vogël pasi rreth 47 mijë biznese kanë mbyllur qepenat.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Bujar Muço: Ne i bëjmë thirrje qeverisë që ta rishikojë  me syrin e ndihmës ekonomike që ne sjellim në buxhetin shqiptar por edhe me punësimin dhe vetëpunësimin. Qeveria të na ndihmojë sepse jemi në krizë, 47 mijë biznese kanë mbyllur qepenat./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *