KryesoreLajme

‘Jemi braktisur’/ Banorët e Dukatit protestojnë kundër devijimit të rrugës pranë tunelit të Llogarasë

Tensioni në Dukat është rritur pas vendosjes përfundimtare të devijimit të rrugës që lidh fshatin me zonën e tunelit të Llogorasë. Banorët e fshatit kanë dalë pasditen e sotme në protestë, duke kundërshtuar ashpër vendimin që, sipas tyre, i ka izoluar dhe po dëmton rëndë jetën ekonomike të zonës.

Rruga e re, e vendosur jashtë fshatit dhe e lidhur përmes një segmenti të vjetër të rrënuar nga rrëshqitjet e dherave, për banorët përbën rrezik real për qarkullimin. Ata thonë se automjetet detyrohen të përdorin një aks të dëmtuar dhe të pakalueshëm, ndërkohë që bizneset lokale në Llogora po përballen me falimentim për shkak të rënies së ndjeshme të fluksit të vizitorëve.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

“Na kanë nxjerrë jashtë loje. Rruga që kalonte përmes fshatit tonë na mbante gjallë ekonomikisht. Tani, me këtë devijim, jemi të braktisur,” u shpreh një banor i revoltuar.

Protestuesit akuzojnë kompaninë ndërtuese se ka injoruar kërkesat e përsëritura të komunitetit, ndërsa shigjetojnë edhe kryeplakun e fshatit, Qemal Bodo, dhe administratorin lokal Selim Haskocelaj, duke i akuzuar se “janë bërë palë me kompaninë dhe nuk kanë dalë në krah të banorëve”.

Lexo më shumë  Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Banorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë, derisa autoritetet të ofrojnë një zgjidhje të drejtë dhe funksionale për komunitetin.

Rruga Press

YouTube player