Lajme

Jehonë ndërkombëtare pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, BBC raporton për sulmin tronditës në Tiranë

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit nga një person i përfshirë në procesin gjyqësor, ka marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare.

BBC, raporton se ‘vrasja ka ndodhur në një moment kur tensionet lidhur me konfliktet e pronësisë, zvarritjet e proceseve dhe besimi ndaj sistemit gjyqësor janë ende të larta’.

Lexo më shumë  “Vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë” ─ Pas publikimeve të bisedave me Epsteinin, jep dorëheqjen Lajçaku

“Një ngjarje e rëndë tronditi drejtësinë shqiptare të hënën, kur gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një sallë gjyqi gjatë shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje pronësie, ku një person i armatosur hapi zjarr ndaj gjyqtarit dhe palëve të përfshira në çështje.

Zyrtarët konfirmuan se gjyqtari Kalaja ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy persona të tjerë – baba dhe bir, u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, një 30-vjeçar të identifikuar nga mediat si Elvis Shkëmbi. Sipas raportimeve, ai dyshohet se qëlloi pasi kishte frikë se do të humbiste çështjen gjyqësore.

Sipas burimeve zyrtare, xhaxhai i të dyshuarit dhe roja i sigurisë së gjykatës janë gjithashtu arrestuar në lidhje me ngjarjen”, shkruan BBC.

Rruga Press

YouTube player