Jeffry Hovenier – ambasador në hall: Deklaron se nuk mbështet qeverinë por, po, mbështet popullin e Kosovës
Nga Hysamedin Feraj
Dëshmia: po i japim popullit pare: 35 milion dollarë!
Po, mbështet gjithashtu qeverinë e Serbisë me qeverisë në një pjesë të madhe të Kosovës: me banka, monedhë, postë, targa të makinave dhe patenta shoferi, deri te qeverisja nga Serbia të urave dhe (ndalimit të) qarkullimit të qyetetarëve brenda qytetit të vet.
Nga ana tjetër, ruajtjen dhe zgjerimin që po i bën qeverisjes së Serbisë brenda Kosovës nuk e konsideron sfidë që po i bën vullnetit të popullit, kushtetutës dhe qeverisë së Kosovës.
Më keq:
Sfidën, domethënë kundërshtimin që qeveria e Kosovës i bën qeverisjes nga Serbia brenda Kosovës e quan sfidë ndaj vetë SHBA-ve!
Kjo nuk mumd të të thuhet pa barazuar Serbinë (shtet gjenocidal) me SHBA-të – fyerja më e madhe që mund t’u bëhet SHBA-ve!
Por, a thua z. ambasador nuk dallon se SHBA dhe Serbia nuk janë identike?
Ne i dallojmë. I dallojmë qartë e fort.
Prandaj qeveria e Kosovës po “sfidon” pushtetin e Serbisë brenda Kosovës, por po fton rritjen e ndikimit (pushtetit) të SHBA-ve në këtë drejtim.
Po aq fort duam që edhe ambasadorët amerikan, në Serbi e në Kosovë, të mos barazojnë SHBA-të me Serbinë duke barazuar sfidat ndaj padrejtësisë së Serbisë si sfida ndaj SHBA-ve.
Ka dallim!
Qeveria e Kosovës është mandatuar nga ai populli që SHBA-në e duan fort, dhe ka të drejtë e detyrë kushtetuese me qeverisë brenda Kosovës.
Edhe qeveria e Serbisë është mandatuar nga populli serb dhe kushtetuta e Serbisë për me qeverisë në Kosovë.
Por Serbia nuk e ka njohur, ndërsa SHBA-të e kanë njohur sovranitetin e Kosovës.
Ky për ne është dallim thelbësor. Prandaj e kemi të vështirë të kuptojmë kur dikush barazon Serbinë me SHBA-të, “sfidat” ndaj Serbisë me “sfidat” ndaj SHBA-ve, “sfidat” ndaj Vuciqit me “sfidat” ndaj Bidenit.
E kemi të lehtë të kuptojmë hapjen e urë së Ibrit si sfidë ndaj qeverisjes sovrane të Serbisë brenda Kosovës, por të vështirë të kuptojmë pse kjo është sfidë ndaj SHBA-ve derisa janë shtete krejt të ndryshëm.
Gjithsesi, ambasadori deklaron përkushimin ndaj popullit të Kosovës, por jo ndaj çdo qeverie. Kërkon qeveri tjetër, qeveri që nuk sfidon qeverisjen e Serbisë brenda Kosovës, sepse kjo qenka sfidë njëlloj ndaj vetë SHBA-ve!
Në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme mesazhi është i qartë: ju japim pare, por zgjidhni një qeveri që nuk sfidon qeverisjen e Kosovës nga Serbia, sepse kjo është sfidë ndaj SHBA-ve.
Nuk kalon:
Vërtet me para mund të blihen shumë politikan, parti dhe “influencera” në Kosovë. Por një popull, veçanërisht në Kosovë, nuk shitet as nuk mund të blihet me para aq sa të zgjedh një qeveri të Kosovës që as nuk sfidon, që nuk përpiqet t’i japë fund qeverisje së Serbisë në Kosovë.
Këtë ofertë nuk e donte as vetë ambasadori Havonier, por…
Por ishte i detyruar të bënte ofertën?
E bëri. E kreu detyrën. Asgjë presonale. Biznes.
Tani topi është në duart e popullit, qytetarëve, votuesve.
(Si dhe gjakut të dëshmorëve, fëmijëve të vrarë, të të dhunuarve e të përdhunuarve, të zhdukurve me dhunë e të masakruarve në masë).
Rruga Press