Lajme

Javës tjetër do të rritet çmimi i naftës

Ulja e paralajmëruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ prej rreth 5 milionë fuçi në ditë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve “Reuters”, çmimi e tejkaloi nivelin e 80 Dollarëve për fuçi, ose 1% më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kjo luhatje pritet të reflektohet edhe në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha për TV Klan se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

“Duhet patur parasysh se në çmimin final të karburanteve, 120 Lekë janë vetëm taksat dhe pjesa tjetër është çmimi real i karburantit. Dollari ka qenë në favorin tonë dhe na ka ndihmuar të mos rrisim çmimin e karburanteve, por situata gjeopolitike mes vendeve prodhuese dhe atyre eksportuese duket e tensionuar, duke u reflektuar me luhatshmërinë e çmimit të naftës në bursë. Në javën e ardhshmë do të duhet të blejmë sërish në treg dhe pritshmëritë janë që çmimi i naftës të rritet sërish”, Aliaj.

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

Rruga Press

YouTube player