Javën tjetër mbahet Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë
Ambasada e Republikës së Francës në Kosovë ka bërë të ditur se nga data 15 deri më 21 nëntor 2021, do të mbahet edicioni i 20-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.
Sipas komunikatës së Ambasadës franceze, festivali do të mbahet në disa qytete të Kosovës.
“Nga data 15 deri më 21 nëntor, në Prishtinë, Pejë dhe Prizren, çdo ditë, shpresojmë të shihemi në: Kolegjin AAB, Kino Armata, Institutin profesional ATC, Fondacionin 17, Anibar, Dokufest, për një javë të veçantë në 20 vjetorin e Festivalit të Filmit Frankofon!”, thuhet në njoftim.
Festivali hapet, më 15 nëntor 2021, me përurimin e “Bistrot Montmartre” në Kolegjin AAB, si pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të konventës që vendos ‘Praninë Franceze’ në Universitet. Ky event vijon më pas me përvojën e parë të degustimit sipas stilit francez, si pjesë e operacionit global ‘Goût de / Good France’, të organizuar nga Chef Christophe i përcjellë me muzikë nga grupi francez “Flonflon”.
Ndërsa, po më 15 nëntor, nga ora 19:00, aktivitete e festivali vazhdojnë në në Kino Armata, me shfaqjen e filmit “Le sens de la fête”.
Rruga Press