Lajme

Java nisi me temperatura “përvëluese”, por më e keqja nis të mërkurën: Çfarë ka rezervuar moti gjatë ditëve në vijim

E hëna ka nisur me temperatura përvëluese por megjithatë trendi i temperaturave duket se do të vijojnë në rënie. Temperaturat e ajrit sot ishin të larta që në pjesën e parë të ditës ndërsa maksimalet kanë arritur deri në 37°C.

Nga e marta e në vijim, sipas parashikimeve temperaturat do të vijnë në rënie dhe do të jenë prezentë edhe reshjet e shiut apo edhe stuhitë.

Lexo më shumë  Numërohen mbi 67 % e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, VV-ja prin me 81.97 % të votave

Reshjet pritet të nisin nga e mërkura dhe më intensive priten të jenë në zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Moti me reshje dhe vranësira do të jetë prezent thuajse në të gjithë territorin edhe gjatë së enjtes dhe së premtes thuajse në të gjithë territorin.

Sa i përket temperaturave, nga e marta dhe në vijim maksimalet do të shkojnë deri në 31 apo 32 gradë, për t’u rritur sërish në fundjavë.

Lexo më shumë  Tjetër aksion i suksesshëm në veri, Policia konfiskon armë, municione, eksplozivë e uniforma ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *