Lajme

Java e ekstremeve, si do të jetë moti deri të dielën

Java ka nisur sot me ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe vranësirat do të jenë shumë pak prezente, kryesisht në orët e pasdite. Megjithëse vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat malore, Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja bën të ditur se nuk pritet të ketë reshje.

YouTube player

Java ka nisur e ftohtë, mëngjesi i sotëm ka shënuar -1, -2 gradë Celsius në zonat malore, maksimalet pritet të shkojnë deri në 14 gradë Celsius.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti  vë gurin themeltar për tri projekte në Podujevë

Më pas, nga nesër e deri në fund të javës do të ketë rritje të lehtë dhe graduale të vlerave termike.

“Kjo do të bëjë që nga mesi i javës dhe deri në fund t’iu kthehemi temperaturave tipike të pranverës ku termometri do të ngjitet deri në 20 gradë Celsius. Pra mund të themi më në fund se pranvera po vjen.” 

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *