Java çame, protestë te konsullata greke në Gjirokastër: Greqia ka bërë gjenocid, duhet të kërkojë falje
Disa qytetarë në Gjirokastër kanë protestuar në mënyrë paqësore në kuadër të javës came. Ata shprehen se Greqia ka bërë gjenocid ndaj çamëve, edhe pse e mohon.
Më tej banorët që morën pjesë në protestë thanë se Greqia duhet të kërkojë falje ndërsa kërkuan që konsullata të ketë rolin e ndërmjetësit.
“Ne jemi për paqe, grekët i kemi fqinj, kemi shumë martesa të përbashkëta, Greqia tallet me shqiptarët. Pse maqedonasit dhe bullgarët, Greqia i lejon të kryejnë homazhe, kurse shqiptarët nga Çamëria i ndalon të shkojnë në Çamëri si tursitë. Ne më shumë na lidhin. I bëj thirrje Greqisë që të mos tregohet raciste, se populli është shumë i mirë. Greqia të zbatoj konventat për të drejtat e njeriut. Të mos zbatojë veton kundër Shqipërisë duke zgjeruar varrezat boshe me 8000 varre të ushtarëve grek të 41.
Është gjenocid, edhe pse Greqia e mohon por është genocide i pastër etnik. Ashtu ka ndodhur, është e vërtetuar dhe faktuar, është bërë spastrim etnik në Çamëri. I bëjmë thirje konsullatës të luaj rolin e ndërmjetësit dhe të na trajtojnë si vëllezër. Shokët e mi më të ngushtë i kam nga minoriteti”– janë shprehur banorët në Gjirokastër.
Rruga Press