Bota

Japonia:Duam një botë pa bomba bërthamore/Tragjedi të tilla nuk duhet të ndodhin kurrë më

Kryeministri japonez Yoshihide Suga mori pjesë në një memorial që përkujton 76 vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës dhe Nagasakit.

Të mbijetuarit dhe të afërmit shënuan përvjetorin e shpërthimit me një minutë heshtje; shumë prej atyre që i mbijetuan sulmeve vazhdojnë të kërkojnë ndihmë sociale dhe kujdes mjekësor.

6 gusht 1945

Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë bërthamore në botë të përdorur kundër civilëve në 08:15 sipas kohës lokale në qytetin jugperëndimor të Hiroshimës.

Bomba e quajtur “Little Boy” shkatërroi qytetin dhe vrau menjëherë 80,000 civilë, të cilët përbënin rreth 30% të popullsisë në atë kohë.

Lexo më shumë  SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran

Deri në fund të vitit u vlerësua se kishin vdekur 140,000 njerëz dhe mijëra të tjerë  ndoqën trajtime mjekësore në vitet në vijim për shkak të dëmtimeve të lidhura me rrezatimin.

Tre ditë më vonë, më 9 gusht, SHBA-ja hodhi një bombë të dytë në Nagasaki. Bomba atomike me emrin “Fat Man” vrau 74,000 njerëz të tjerë dhe më shumë se 40% e qytetit u shkatërrua.

Gjashtë ditë, pas bombardimit, Japonia u dorëzua duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Kërkohet heqja totale e armëve bërthamore

Gjatë përkujtimit kryeministri Suga tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë të mbijetuarit, ndërsa kryetari i bashkisë së Hiroshimës kërkoi nga të gjitha kombet që të “punojnë së bashku” për të promovuar “heqjen totale” të armëve bërthamore.

Lexo më shumë  Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres premtoi se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuara ndaj qëllimit të një bote pa armë bërthamore, duke thënë se “një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë më”.

©RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *