Bota

Japonia zgjeron gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa rriten rastet me variantin Delta

Japonia po zgjeron gjendjen e jashtëzakonshme në tetë prefektura të tjera, duke e çuar totalin në 21 gjithsej, për të frenuar një rritje të shpejtë të infeksioneve me coronavirus, njoftoi të mërkurën ministri përgjegjës për kundërmasat kundër COVID-19.

Sipas mediave të huaja, qeveria deri më tani ka vendosur 13 nga 47 prefekturat e Japonisë, përfshirë kryeqytetin, Tokion, nën kufizime emergjente që do të zgjasin deri më 12 shtator për të luftuar rastet e variantit Delta që kanë ngritur presion mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Rastet kritike janë rritur papritur dhe sistemi mjekësor është në një gjendje jashtëzakonisht të tmerrshme”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Yasutoshi Nishimura në fillim të një takimi me një panel këshilltarësh, miratimi i të cilëve është i nevojshëm për të formalizuar planin.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Kufizimet në Japoni kanë qenë më të lehta se sa bllokimet që janë parë në disa vende dhe janë përqendruar në mandatet që restorantet të mbyllen herët dhe të ndalojnë shërbimin e alkoolit në këmbim të një subvencioni.

Gjithashtu ka pasur kërkesa që kompanitë të kenë më shumë staf që punojnë nga shtëpia.

Vetëm të martën, vendi raportoi 21,500 raste të reja ditore me COVID-19 dhe 42 vdekje të tjera në të gjithë vendin të martën, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Në shkallë vendi, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1.34 milion, me më shumë se 15,700 vdekje dhe afër 2,000 raste të rënda.

Shkalla e fatalitetit të rasteve të Japonisë qëndron në rreth 1.2 për qind, krahasuar me 1.7 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe 2.0 për qind në Britani.

Por rreth 90 për qind e shtretërve të kujdesit kritik të Tokios janë zënë ndërsa rastet serioze rriten, duke detyruar shumë njerëz të shërohen në shtëpi, me disa që vdesin para se të jenë në gjendje të marrin trajtim mjekësor. /Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *