Japonia: Pushtimi rus lëkund themelet e rendit ndërkombëtar
Presidenti i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë të enjten se pushtimi i lindjes së Ukrainës nga Rusia, lëkund themelet e rendit ndërkombëtar.
“Ne fuqishëm kritikojmë veprimet e Rusisë dhe do të bashkëpunojmë me SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar për të reaguar ashpër”, ka thënë Kishida në konferencë për media, raporton CNN.
Kishida ka shtuar se Tokio do të vazhdojë të punojë me ministritë përkatëse për të siguruar shtetasit japonezë në Ukrainë.
Kishida për sanksione tjera ka thënë se do të shqyrtojë pasi të komunikojë me shtetet tjera të G7 dhe komunitetin ndërkombëtar.
Rruga Press