Japonia premton 1 miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët ukrainas
Në paketën e re për të ndihmuar Ukrainën, Japonia do të japë 1 miliard dollarë ndihmë për refugjatët ukrainas. Mediat e huaja shkruajnë se Ministri i Financave, Shunichi Suzuki njoftoi se financimi do të sigurohet nëpërmjet Bankës Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), e cila zakonisht ofron ndihmë në formën e huadhënies, garancive dhe investimeve të kapitalit.
Nisma e sapo shpallur e financimit jo vetëm që do të ndihmojë pranimin e refugjatëve, por gjithashtu do të nxisë mundësi investimi për kompanitë japoneze në vendet që marrin ndihmën. Suzuki njoftoi paketën e re teksa mbërriti në Niigata, në veri të Tokios, për të kryesuar një takim tre-ditor të liderëve financiarë nga vendet e përparuara të Grupit të Shtatë (G7).
Rruga Press