Bota

Japonia do të ofrojë kredi me zero për qind interes për të luftuar ndryshimet klimatike

Banka Qendrore e Japonisë sot njoftoi se do të ofrojë kredi me zero për qind interes për të ndihmuar institucionet financiare në përpjekjet për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike.

Sipas një programi të ri financimi, Banka e Japonisë do të japë “fonde një-vjeçare me zero interes institucioneve financiare për huatë dhe investimet e tyre në produkte të tilla si bono të gjelbra për të trajtuar ndryshimet klimatike”.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

“Rollovers do të lejohen për një numër të pakufizuar nën skemën që do të jetë efektive deri në mars 2031”, thuhet në raport.

Qeveria e kryeministrit Yoshihide Suga është zotuar të arrijë qëllimin e saj të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050.

Shumë banka në Japoni kanë ndaluar financimin e termocentraleve të reja me qymyr.

Masa e Bankës së Japonisë gjithashtu shihet të jetë në përputhje me planin e Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë “për të faktorizuar konsideratat e ndryshimeve klimatike në politikë”.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Në vlerësimin e saj të fundit, banka tha se ekonomia japoneze do të rritet me 3.8 për qind, një rishikim i lehtë në rënie nga parashikimi i saj i mëparshëm prej 4 për qind. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *