Bota

Japoni/ Nuk ishin ideologjitë politike të ish-kryeministrit, ja pse 41 vjeçari e vrau Shinzo Abe

‘Me sulmin ndaj Shinzo Abe, doja të godisja liderin e një sekti fetar që kishte lidhje me ish-kryeministrin’.

Kështu është shprehur 41 vjeçari i arrestuar Tetsuya Yamagami, i akuzuar për vrasjen e Abe. Yamagami tha se nëna e tij ishte e përfshirë thellë në këtë organizatë fetare përmes disa donacione parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda ekonomike familjes së tij.

Sipas raporteve të policisë, Yamagami kishte pakënaqësi për këtë organizatë fetare të paspecifikuar,duke përjashtuar arsyen se ishte kundër ideologjisë politike të ish-kryeministrit. 

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Pasi zbuloi në internet një natë më parë se Abe po mbërrinte për një miting në qytetin e Nara, ai vendosi të udhëtonte atje me tren.

Arma e zjarrit e punuar me dorë e përdorur për sulmin ishte 40 centimetra e gjatë dhe lehtësisht e fshehtë në një tubim elektoral në Japoni, e krahasueshme për sa i përket sigurisë me një festival ushqimi dhe ishte pjesë e një koleksioni eksplozivësh dhe lloje të tjera armësh të gjetura në shtëpinë e tij.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Prefektura e Narës tha se do të vërë në dispozicion rreth 90 hetues për të ndjekur analizën mbi vrasjen e Abe, i cili ishte kryeministri japonez më jetëgjatë në vend dhe sigurisht figura politike më me ndikim dhe më e njohur në vend në 10 vitet e fundit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *