Janush Bugajski: Vuçiqi është udhëzuar nga Putini për destabilizimin e Ballkanit
Serbia ka blerë dy ditët e fundit armatim modern nga Kina. Nga të dhënat e deritanishme është mësuar se Aleksadar Vuçiq ka blerë nga Pekini një sistem të sofistikuar kundërajror.
Pas këtyre lajmeve, ka reaguar dhe analisti dhe njohësi i Ballkanit, Janush Bugajski.
Me një shënim në Twitter, Bugajski shkruan se Vuçiqi është udhëzuar nga Putini që të hapë një front të ri lufte në Ballkan, prandaj Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen sa më shpejt në NATO.
Vucic has been instructed by his patron Putin to destabilize the Balkans. Fast track to NATO membership for Bosnia-Herzegovina and Kosova is essential to deter war. https://t.co/WdgoKsg2RS
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) April 10, 2022
‘Vuçiqi është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putini që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën’, shkruan Janush Bugajski në Twitter.
Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20 u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore HQ-22 për ushtrinë serbe.
Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.
Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.
Rruga Press