Ja si do të jetë moti sot në këtë ditë të parë të vitit
Gjatë gjithë ditës së sotme pritet një mot me vranësira dhe kthjellime në të gjithë territorin.
Në orët e para të ditës vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira te dendura në të gjithë vendin.Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5°C në 13-14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.