Opinion/Aktualitet

Ja se si rivitalizohen Posta e Kosovës, Telekomi dhe Vala TV

Shkruan Edi Pruthi

Pushtetarët e kaluar kanë vënë infrastrukturën e TELEKOM-it në përdorim të privatëve. Ia kanë dhënë telefoninë mobile privatëve. Është IPTV platforma që quhet Vala TV e cila është perdorur më shumë që hajnat të zhvasin paratë e Telekomit me kontrata të ndryshme, e mëpastaj me arbitrazhe ndërkombëtare, sesa që është angazhuar dikush për ta plasuar në treg. Pra, angazhimi ishte ZERO që kjo platformë të jetë konkuruese në treg. Jane me dhjetëra posta private që dërgojnë pako përbrenda territorit të Kosovës (disa prej këtyre postave private janë në pronësi të deputetëve dhe ka angazhime të familjarëve të deputeteve), ndërsa Posta e Kosovës ka mbetur në terr, thuase nuk ekziston.

E tash, Posta e Kosovës, TELEKOM-i e Vala TV duhet të punojnë shumë që të ri-organizohen e të jenë konkuruese në tregun e lirë, dhe kjo është e mundur gjithsesi.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

1. Posta e Kosovës:

– Të dal në treg me oferta të ndryshme për dërgimin e pakove brenda 24 orësh përbrenda territorit të Kosovës. Me këtë ofertë, të gjitha shitjet online do ta përdorin postën e Kosovës për dërgesat e tyre.

2. TELEKOM:

– Të harrohen ofertat për minuta e SMS, sepse këto janë të tejkaluara.Të bëhet oferta UNLIMITED per minuta e SMS me të gjithë operatorët përbrenda atdheut.

– Të shtrihet rrjeti 5G dhe të ketë ofertën më të për pakot UNLIMITED të internetit (spjegim: pas 20GB të para te muajit, interneti punon përsëri por me 2G deri në fund të muajit).

3. Vala TV:

– Të ketë në përpilim e sipër pakon e cila në vete do të ketë kanalet sportive me të gjitha ligat e Kosovës, e poashtu të angazhohet për blerjen e të drejtave për transmetim të ligave sportive ndërkombëtare (kjo mund të bëhet në bashkëpunim me Televizionin Publik). Gjithashtu të ketë në pronësi TV kanalet e saj në zhanret e muzikës, filmit, dokumentarëve, për fëmijë, TV kanaleve arkivore, teatrale/kulturore, biznesore, etj. Shumicën e këtyre TV kanaleve Vala TV mund ta vendos në operim duke bashkëpunuar me Televizionin Publik, KosovaFilm-in, Arkivën e Republikës, etj.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

– Të plasohet në tregun e lirë me çmim konkurues.

– Të ketë sistemin në plotni që klientit i ofron shikimin e platformës në mënyra të ndryshme (të mos ngujohen klientët që duhet gjithsesi të blehet ndonjë resiver/box specifik) dhe të jetë OTT e plotë (pra platforma të ketë funkcionin e plotë me cilindo rrjet internetik.

– Të organizohen përfaqësues në mërgatë për plasimin e platformës Vala TV për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut.

Hapat mëlartë mund të bëhen në afat prej jo më shumë se 12 muaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *