Ja qyteti ukrainas që po bombardohet pa pushim
Severodonetsku në rajonin lindor të Donbasit është ende nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht se forcat ruse po e bombardojnë qytetin, ka thënë guvernatori rajonal.
Rusia ka ripërqendruar përpjekjet e saj të luftës në Donbas, e përbërë nga rajonet Luhansk dhe Donetsk.
Nëse Rusia merr Severodonetskun, ajo mund të kontrollojë pothuajse të gjithë Luhanskun, shkruan BBC-ja të martën.
Guvernatori rajonal, Serhiy Haidai, shkroi në Telegram se “rusët përqendruan pothuajse të gjitha forcat e tyre, përkatësisht 25 grupe taktike batalioni për ta marrë qytetin”.
Forcat ruse po bombardojnë qendrën e qytetit “në mënyrë kaotike dhe të pandërprerë”, ndërsa betejat po zhvillohen në fshatrat përreth, tha ai.
Katër civilë u vranë në një ndërtesë të lartë si rezultat i bombardimeve të hënën.
“Është shumë e vështirë të evakuohen njerëzit”, tha Haidai.
Rruga Press