Ja pse VV-ja gjatë fushatës duhet pa reshtur t’i përsërisë rezultatet dhe arritjet për katër vite duke i krahasuar ato me gjendje si e kanë gjetë
Shkruan Ragip Rugova
Ja pse VV-ja gjatë fushatës duhet pa reshtur t’i përsërisë rezultatet dhe arritjet për katër vite duke i krahasuar ato me gjendje si e kanë gjetë. Përsëri e përseri e përseri, çdo ditë dhe në çdo vend dhe çdo rast përseri… Bartësit e fushatës të VV-s duhet të dinë se publiku i gjerë të cilit i drejtohen nuk është prej atyre që në baza ditore e kan përcjellur gjendjen, përparimet, arritjet, faktet… Dhe se shumë prej tyre lehtësisht lajthiten me demagogji të opozezditës tonë. Kurse këta, përveç hajnisë dhe zhvatjes brutale të shtetit dhe shoqërisë e kan perfeksionuar edhe demagogjinë.
Mos i hani në sy, mos i nënvlerësoni… Edhe lepuri ka qeshur me breshkën kur kan filluar të garojnë në vrap. Është hapareshë lepuroshi, humbjen as hesapë nuk e ka bërë duke bërë pauza va e pa va… Kurse breshka hecjën nuk e ka ndalur për asnjë moment… Deri në cak.
Dëgjojeni këtë gojëmblin… Syni i keq mos e pastë, çfarë burri, çfarë atdhetari Më bëri të përlotem… Gadi se ma mbushi mendjen “t’ia dho votën”
…
Djem, bartës të fushatës prej Kurtit e rreth tij, deri te unë që nuk po ju bëj lajka me këto shkrime si ky, përkundrazi – po marr mërzi… Leni dokrrat me kapak të përmbysur e me popullizëm. Jemi fitimtarë vetëm kur të kryhet gara!!!
Shembull: Vetëm sot e kam parë grafikun që dokumenton rritjen rapide të inkasimit të tatimit dhe të kontributeve pensionale gjatë katër viteve të fundit. Unë, magjistër i ekonomisë, deri sot nuk e kam parë të ilustruar si fakt me grafikon. Atëherë, merreni me mend sa është i njohur ky fakt ndër njerëz të rëndomtë që as gjysmën e asaj që dëgjojnë nga lajmet kan vështirësi ta përcjellin, besa edhe te kuptojnë…
Thotë populli: Çka e qeshë e veshë.
Opozitën duhet deklasuar me fuqi të argumenteve të përseritura deri sa të bëhen të ditura gadi se për secilin… Jo me fore e metafora, dokrra e përqeshje! Një fushatë zgjedhore nuk është atmosferë e një gare basketbolliste me gjithë ato flamujë, banerë, klithma të orkestruara të publikut… Deri te ato go-go girls që vallëzojnë për ta ndezur publikun. Fushata është shumë më shumë se kaq. Këta të opozezditës, deri sot, po e marrin më seriozisht se ne!!!
PS
A ka shtabi zgjedhor i VV-s ekip vullnetarësh që skrinon dhe në raporte përkatëse përbledhë mendimet, reagimet, sugjerimet e publikut të cilat në baza ditore i paraqiten Numrit 1 dhe ekipit të parë rreth tijë? Nr. 1 mos të pret që këto t’i dëgjojë nga goja e njerëzve që lepihen rreth tij! Këto duhen dëgjuar nga njerëz që jo nga ‘brenda’ por nga ‘jashtë’ obzervojnë dhe komentojnë. Nga njerëz që të VETMIN INTERES që kan është të fitojë më i miri. Sepse vetëm kështu fiton Kosova!
Unë nuk dyshoj se më i mirë se të tjerët pa dyshim është nr 1 dhe LVV. Por ama për këtë duhet bindur “500K“… Dhe kjo është goxha ambicie për ta arritur. Kështu si shohim deri sot… zbehtë!
Forca, i kemi edhe tre javë për ta bindur një shumicë dërmuese se ska më të mirë se ne
Rruga Press