Ja pra miq, skema për ta rrëzuar Albin Kurtin. Gjithçka duket se është përgatitur me kohë
Nga Jona Çitaku
Ja pra miq, skema për ta rrëzuar Albin Kurtin. Gjithçka duket se është përgatitur me kohë.
Skenari i një puçi politik po del dalëngadalë në sipërfaqe.
Vjosa Osmani është bashkuar me Richard Grenell, me Edi Ramën, me opozitën, me analistë e oligarkë që për vite të tëra kanë mbajtur peng politikën. Kjo është një thikë pas shpine ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që besuan se Kosova më në fund do të ecë përpara.
Ky nuk është interes i shtetit. Ky është një plan për ta rrëzuar një qeveri dhe për ta kthyer Kosovën përsëri nën kthetrat e atyre që e kanë shkatërruar për 20 vite. Të njëjtët njerëz që dikur tentuan edhe ta ndajnë Kosovën.
Albin Kurti e tha edhe mbrëmë: shumë shpejt do të kuptohet e vërteta dhe do të dalin në dritë lojërat e pista që po bëhen në prapaskenë.
Kosova nuk është pronë e askujt. Dhe qytetarët nuk do të lejojnë që politika e vjetër ta marrë përsëri peng të ardhmen e këtij vendi.
Rruga Press

