Lajme

Ja kur do do të nisë rehabilitimi i segmentit rrugor Rinas -Qafë Kashar, akset ku do të devijohet qarkullimi

Në datën 10 janar të vitit 2022 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas-Qafë Kashar.

ARRSH bën me dije se kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 faza. 

Në fazën e parë e cila do të zgjasë 7-10 ditë mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Në fazën e dytë në të cilën punimet do të vazhdojnë 5-7 ditë dhe mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar. 

Faza e tretë e punimeve do të jetë nga Rinas Aeroport-Kryqezim Rinas(Ahmetaq), ku do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Rinasit në drejtim të Vorës për në Hyrjen e Autostradës Tiranë–Durrës dhe do të përdorin segmentin Qafë Kashar–Rinas (aeroport).

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

FAZA E PARË: DREJTIMI QAFË KASHAR–UNIVERSITETI EPOKA

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 7-10 ditë.

Dita e parë e punimeve do të jetë në Qafë Kashar dhe përfundimi në Universitetin Epoka, do të punohet në të dyja korsitë.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.

FAZA E DYTË: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 5-7 ditë.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.

Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

Gjatë Fazës së parë dhe të dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

FAZA E TRETE: RINAS AEROPORT -KRYQËZIM RINAS

Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë.

Faza e tretë e punimeve do të jetë nga Rinas Aeroport-Kryqezim Rinas(Ahmetaq), ku do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Rinasit në drejtim të Vorës për në Hyrjen e Autostradës Tiranë–Durrës dhe do të përdorin segmentin Qafë Kashar–Rinas (aeroport).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *