Kuriozitete

Ja cilat shtete kanë borxhin më të lartë qeveritar

Pesë shtetet e botës me borxhin më të lartë qeveritarë në kuadër të GDP-së, janë Japonia, Greqia, Eritrea, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faqja “World of Statistics” ka publikuar në platformën X, statistikat e shteteve botërore me borxhin më të lartë qeveritar krahas Bruto Prodhimit Vendor.

Sipas “World of Statistics”, Japonia ka borxhin më të lartë në botë me 264%, Greqia 173%, Eritrea: 164%, Italia 142%, SHBA 129%, Bahrain 120%, Sri Lanka 114%, Spanja 112%, Franca 112%, Kanada 107%, Britania e Madhe 101%, Pakistani 89%, Xhamajka 86.2%, Argentina 85%, Ukraina 78.4%, Kina 77.1%, Finlanda 73.3%, Brazili 72.87%, Africa e Jugut 67.4%, Kenia 67.3% dhe Gjermania 66.1%.

Po ashtu sipas këtij raporti, vazhdojnë shtetet tjera pas Gjermanisë: Tailanda 60.96%, Filipinet 60.9%, Izraeli 60.9%, Malajzia: 60.4% Holanda: 50.1%, Koreja e Jugut: 49.6%, Katari: 46.9%, Iraku: 43.3%, Nepali: 41.4%, Indonezia: 39.9%, Nigeria: 38%, Norvegjia: 37.4%, Zelanda e Re: 35.9%, Irani: 34%, Suedia: 32.9%, Turqia: 31.7%, Arabia Saudite: 30%, Australia: 22.3%, Estonia: 18.5%, Rusia: 17.2% dhe Kuvajti: 2.9%.

Në këtë raport nuk janë përfshirë vendet e Ballkanit.

YouTube player